“Nuk kemi asnjë plan për asociacionin”, Kurti: Mbledhja e radhës me qeverinë shqiptare, në fund të qershorit

Nga A2 CNN
1 Qershor 2022, 15:37 | Kosova
“Nuk kemi asnjë plan për asociacionin”, Kurti: Mbledhja e

Nuk jam në dijeni të ndonjë plani për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbë. Kështu iu përgjigj kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, raportueses për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, e cila tha me herët se ka informacione se qeveria e Kosovës ka një propozim që lidhet me zbatimin e marrëveshjes për asocacionin.

https://a2news.com/2021/12/19/open-balkan-ne-tirane-tre-vendet-e-nismes-ftojne-tre-te-tjeret-qe-refuzojne/

“Kosova e ka Asociacionin e komunave. Mua si kryeministër mjaft po më del Asociacioni i komunave të Kosovës. Unë nuk jam në dijeni si kryeministër i Kosovës për ndonjë plan të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kjo çështje është trajtuar shumë herë dhe nuk kam çfarë të shtoj”, u shpreh Kurti.

https://a2news.com/2021/11/26/mbledhja-e-dy-qeverive-rama-kurti-kerkojne-zbatimin-e-marreveshjeve-shmangin-open-balkan/

Ai përsëriti se Kushtetuta e Kosovës nuk lejon Asociacion mbi baza etnike. Sipas tij, po të pyetën qytetarët, askush nuk e ka prioritet Asociacionin, madje as serbët, pasi siç tha ai të gjithë duan zhvillim ekonomik, punë, shëndetësi të mirë dhe luftim të korrupsionit.

Sa i përket mundësisë së një takimi me presidentin Aleksandër Vuçiç tha se nuk ka marrë ende një ftesë të tillë.

https://a2news.com/2021/12/31/open-balkan-mes-deshires-e-kundershtive/

“Kur ta kem një ftesë të tillë do ta trajtojë me përkushtimin më të madh dhe me qasje pozitive, por nuk ka ende ftesë”, theksoi kryeministri i Kosovës.

Duke folur për çështjen e targave, numri një i Ekzekutivit tha se çdo zgjidhje zgjedhje duhet ta ketë parimin e reciprocitetit. Gjatë konferencës për shtyp, kryeministri i Kosovës njoftoi gjithashtu se mbledhja e radhës mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë do të mbahet në fund të muajit qershor.

Ai i kërkoi të gjitha ministrive që t’i konsiderojnë me prioritet të lartë çështjet  e fushave dhe temave të marrëveshjeve me Shqipërinë dhe t’i kenë draft-marrëveshjet gati deri më datë 10 qershor.

Mbledhja e fundit e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë është mbajtur më 26 nëntor të vitit të kaluar në qytetin e Elbasanit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos