Arrestohet shoferi që përplasi për vdekje policin

Nga A2 CNN
20 Mars 2023, 10:25 | Kronikë
Arrestohet shoferi që përplasi për vdekje policin

Policia e Fierit bën me dije se ka vënë në pranga një 27-vjeçar, i cili mbrëmjen e së dielës aksidentoi për vdekje një efektivi policie.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në aksin rrugor Patos-Fier, ku 27-vjeçari G.H. ndërsa drejtonte mjetin e tij përplasi punonjësin e policisë A.S. i cili për shkak të plagëve të shumta nuk mundi të mbijetonte.

G.H. u arrestua në kushtet e flagrancës dhe akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos