
Arben Dervishaj, ish-zv/President i FSHF, i arrestuar për llogari të hetimit të inceneratorit të Fierit, kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë.
Dervishaj ka trokitur në këtë gjykatë për të rrëzuar masën e sigurisë “arrest në burg” dhënë ndaj tij nga Shkalla e Parë dhe Apeli i Gjykatës së Posaçme. Bashkë me Dervishajn, lirim nga paraburgimi, ku qëndrojnë prej muajit nëntor të vitit të kaluar, kanë kërkuar edhe të bashkëarrestuarit me të, Regan Merdani, Gentian Zilfa, Robert Shabani dhe Enver Sheshi.
Sipas SPAK, Arben Dervishaj, në cilësinë e mbikqyrësit të punimeve të shoqërisë koncensionare të inceneratorit të Fierit, ka miratuar e më pas dorëzuar tek Ministria e Mjedisit dhe Energjisë situacione për punime fiktive nga kjo shoqëri. Referuar hetimit, në sajë të këtij mashtrimi janë siguruar përfitime 4 milionë euro në kundërshtim me ligjin nga kompania koncesionare.
Gjithashtu, ai dyshohet se ka marrë përfitime të parregullta nga biznesmeni i shpallur në kërkim Klodian Zoto, i cili i ka mbuluar shpenzimet e dy udhëtimeve private jashtë vendit, biletave të avionit, qëndrimit në hotele dhe biletat e dy ndeshjeve futbolli të Champions League. (A2 Televizion)