Grabitet gjatë natës “Ismail Qemali” në Shkodër, autorët dalin vetëm me një laptop

Nga A2 CNN
20 Mars 2023, 08:47 | Kronikë
Grabitet gjatë natës “Ismail Qemali” në Shkodër,

Gjatë natës është grabitur shkolla 9-vjeçare “Ismail Qemali” në Shkodër. Persona të paidentifikuar kanë hyrë në shkollë gjatë natës dhe kanë arritur të grabisin një laptop.

Grabitësit kanë tentuar të futen në sallën e kodimit, por nuk kanë arritur, pasi dera ka qenë e blinduar. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos