Arrestohet shqiptari në Itali, i dënuar me 15 vite burg për vrasje në ’97-n!

Nga A2 CNN
2 Gusht 2023, 18:46 | Kronikë
Arrestohet shqiptari në Itali, i dënuar me 15 vite burg për

Një 49-vjeçar shqiptar i dënuar me 15 vite burg për vrasje është arrestuar në Torino të Italisë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, 49-vjeçari ishte i dënuar nga Gjykata e Tiranës me 15 vite burg për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Vrasja është kryer në vitin 1997 dhe që prej asaj dite ai kishte humbur gjurmët, derisa u arrestua sot në Torino.

“Ekzekutimi i masës shtrënguese përbën epilogun e hetimeve të kryera edhe në nivel ndërkombëtar, falë aktiviteteve specifike të kryera nga shërbimi i bashkëpunimit ndërkombëtar policor të drejtorisë qendrore të policisë kriminale, në lidhje të ngushtë me palën policore shqiptare”.

Njoftimi i Policisë italiane

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos