Mbyllen hetimet për “Plumbin e Artë”, komunikohen akuzat për 18 ngjarje të rënda kriminale

Nga A2 CNN
2 Gusht 2023, 12:29 | Kronikë
Mbyllen hetimet për “Plumbin e Artë”, komunikohen akuzat

SPAK mbyll hetimin e dosjes "Plumbi i Artë". Akuzat përkatëse për veprat penale iu janë komunikuar të dyshuarve të akuzuar për 18 ngjarje të rënda kriminale.

Prova kryesore e SPAK në këtë dosje është dëshmia e Nuredin Dumanit, i cili pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë kur u arrestua, pak ditë pasi i mbijetoi një atentati në aksin Elbasan-Peqin.

Për këtë dosje, SPAK ka tërhequr në bashkëpunim 5 nga të dyshuarit. I fundit që pranoi të flasë për hetuesit ishte Skerdi Tase. Ndërkohë vetëm pak para mbylljes së hetimeve SPAK ndërpreu bashkëpunimin me Henrik Hoxhaj, që ndonëse u pendua njëkohësisht me Nuredin Dumanin, mbajti rezerva në dëshmi.

Të pandehurit e kësaj dosje akuzohen për një sërë veprash penale mes të cilave "vrasje me paramendim", "vrasje me paramendim, për interes", "krijim kushtesh për të kryer vrasje", "armëmbajtje pa leje" e "grup të strukturuar kriminal". (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/05/20/dosja-e-plote-e-spak-qe-jep-detaje-nga-plumbi-i-arte/
https://a2news.com/2023/07/22/rokade-te-penduarish-thyhet-skerdi-tase-i-plumbit-te-arte-ben-pakt-me-spak/

A2 CNN Livestream

Latest Videos