
Një endacake është gjetur e pajetë poshtë urës së "Dajlanit" në Durrës. Policia njofton se viktima nuk është identifikuar ende. Ajo i përket moshës rreth 20-30 vjeçe.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 10:35, në lagjen nr. 13 Durrës, poshtë urës së "Dajlanit", është gjetur pa shenja jete një shtetase endacake ende e paidentifikuar, rreth moshës 20-30 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)