
Një marrëveshje tejet optimiste që u arrit në momentet e fundit, u përshëndet me duartrokitje në samitin më të madh për të luftuar ndryshimet klimatike që u mbajt në Glasgow të Skocisë.
Tashmë me emrin “Pakti i Glasgow për Klimën” kjo marrëveshje klimatike synon në mënyrë të qartë reduktimin e përdorimit të qymyrit, si një nga ndotësit më të mëdha të ambientit.
Marrëveshja përfundimtare premton gjithashtu më shumë para për vendet në zhvillim, për t’i ndihmuar ato të përshtaten me ndikimet klimatike.
Përpara bisedimeve në Glasgou, OKB kishte vendosur tre kritere për sukses të samitit dhe asnjëri prej tyre nuk u arrit.
Kriteret e OKB-së përfshinin premtime për të përgjysmuar emetimin e dioksidit të karbonit deri në vitin 2030, 100 miliardë dollarë ndihmë financiare nga vendet e pasura për të varfrit, si dhe garanci që gjysma e këtyre parave të shkonin për të ndihmuar vendet në zhvillim që ato të përshtatet me efektet më të rënda të ndryshimeve klimatike. (A2 Televizion)