Përleshje mes grupeve rivale në burg, të paktën 58 viktima

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2021, 22:02 | Bota

Të paktën persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur si pasojë e përleshjeve mes bandave rivale në një burg në Ekuador.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në burgun “Penitenciaria del Litoral”, ku në muajin shtator pati një tjetër përleshje të përgjakshme mes të dënuarve dhe për pasojë u vranë 119 të burgosur.

Sipas guvernatorit të provincës, Pablo Arosemena, ngjarja nisi pas vendimit për lirimin nga burgu të një prej drejtuesve të bandave dhe të burgosurit që ishin me grupe të tjera, dëshironin që të merrnin pozitën e tij.

Bilanci i viktimave pritet të rritet pasi shumë prej të plagosurve në këto përleshje janë në gjendje të rëndë shëndetësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos