Muzika klasike, Ermonela Jaho shpallet “Artistja e Vitit” dhe nuk ndalet as në 2023

Nga A2 CNN
20 Janar 2023, 17:12 | Aktualitet
Muzika klasike, Ermonela Jaho shpallet “Artistja e Vitit” dhe nuk

“ARTISTJA E VITIT’’ është Ermonela Jaho, një soprano me bukurinë unike të zërit të saj të lavdishëm, të udhëhequr të sigurt dhe shkëlqyeshëm vezullues, Ermonela Jaho magjeps me estetikën e saj të pastërvokale”.

Ky është motivimi dhe vlerësimi për artisten shqiptare që aktualisht sapo ka përfunduar me sukses çdo shfaqje në Metropolitan Opera në New York.

“Artistja e Vitit” ka pasur në 2022-ish një kalendar të ngjeshur artistik, ndërsa pritet që edhe këtë vit të jetë po ashtu e angazhuar në teatrot më të mirë në botë.

Deri më 26 janar në Ney York, më pas në shkurt dhe mars në Australi, më pas në Japoni me turin e Traviatës, në vjeshtë në Zyrih e për ta mbyllur vitin në operan nacionale të Parisit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos