Arsenal i thotë “lamtumirë” kampionatit, tjetër humbje 2 javë para fundit

Nga A2 CNN
14 Maj 2023, 19:30 | Futboll
Arsenal i thotë “lamtumirë” kampionatit, tjetër

Titulli kampion në Premier League tashmë ishte thjesht një ëndërr për Arsenalin dhe kjo tashmë u vërtetua dhe në ndeshjen e radhës, ku Topçinjtë humbën përballë Brighton me rezultatin 0-3.

Djemtë e Artetas rezistuan në pjesën e parë dhe mendonin se mund të rrëmbenin 3 pikë nga ky takim, por Enisco, Undav dhe Estuban shuan çdo shpresë.

Tashmë 2 javë përpara fundit të kampionatit, Manchester City ka 4 pikë më shumë se Arsenal, teksa ka dhe një ndeshje për të luajtur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos