Arsimi profesional, orientimi që u duhet të rinjve drejt punësimit

Nga A2 CNN
11 Maj 2022, 17:07 | Aktualitet
Arsimi profesional, orientimi që u duhet të rinjve drejt

Kanë zgjedhur arsimin profesional që të bëhen gati sa më shpejt për tregun e punës. Praktika dhe njohja me profesionin për ta është faza më e rëndësishme për të qenë gati. Nxitja drejt profesionit të duhur po ashtu është një praktikë që ka nisur të ketë edhe kontribut nga shtete të tjera.

“Ne orientojmë të gjithë individët nga mosha 12, deri në mbi 60 vjeç për t’i bërë transferimin e duhur drejt profesionit dhe zhvillimit të tyre të karrierës. Ne kemi një shkëmbim karriere prej dy vitesh mes Zvicrës dhe Shqipërisë, madje kemi dhe zyrën tonë të bashkëpunimit këtu. Është shumë e rëndësishme që të punojmë me të rinjtë për të përzgjedhur profesionin e tyre, por jo vetëm me të rinjtë, por edhe njerëzit që janë në një fazë tranzicioni të karrierës dhe duhet t’i orientosh siç duhet për zgjedhje të tyre profesionale”, tha Rita Beltrami, Drejtuese e zyrës së orientimit të shkollave profesionale.

Në një panair mes shkollave profesionale, nxënësit tregojnë pritshmëritë e tyre drejt punësimit. Të tjerë të rinj kanë vendosur të arsimohen në fushën e turizmit dhe hotelerisë, në një vend që tëhuajt e vizitojnë 365 ditë të vitit.

Profesioni i mekanikut mund të kthehet edhe në art me pak fantazi. Edhe pse Shqipëria renditet e fundit në rajon për teknologji, këta të rinj kanë synime të mëdha.

Shumica e të rinjve arrijnë të sigurojnë një kontratë pune pas përfundimit të studimeve 4-vjeçare, kryesisht nëpërmjet kompanive tëhuaja në Shqipëri që investojnë për arsimimin e tyre drejt profesioneve për të cilat kanë nevojë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos