“Dita jonë” kujton Salvador Dalí

Nga A2 CNN
11 Maj 2022, 08:14 | Aktualitet
“Dita jonë” kujton Salvador Dalí

Salvador Dalí ishte artist, piktor surrealist, skulptor dhe skenograf. Ai lindi dhe vdiq në Katalonjë, ku dhe krijoi muzeun e tij më 1974.

Puna artistike e Dali përfshin filmin, skulpturën dhe fotografinë, në bashkëpunim me një gamë artistësh. Dali kishte një imagjinatë të zhvilluar dhe po ashtu kënaqej duke u përfshirë në sjellje të pazakonta dhe madhështore, të cilat tërhoqën më shumë vëmendjen sesa veprat e tij të artit.

Ai mbante mustaqe të mëdha, të cilat u bënë ikonë dhe tipar dallues i paraqitjeve të tij gjatë gjithë jetës.

Dalí përfundoi 1648 piktura gjatë karrierës së tij, pa përmendur librat e ilustruar, dizenjimet e skenave dhe kostumeve për teatër, një numër të madh vizatimesh, skulpturash dhe projekte të tjerë, përfshirë këtu dhe një film vizatimor për Disney. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos