Arsyet e dënimit me -15 pikë për Juventusin

Nga A2 CNN
30 Janar 2023, 15:37 | Futboll
Arsyet e dënimit me -15 pikë për Juventusin

Për Gjykatën e Apelit ka fakte të reja që kanë mbështetur tezën e prokurorit në mbështetje të rihapjes së procesit të fitimeve kapitale për Juventusin. Me pak fjalë, minus 15 pikëshi te Juventusi mbështetet nga fakte të reja.

Gjykata e Apelit në Itali ka publikuar arsyet pse Juventusi u dënua me 15 pikë pas hetimeve për implikime financiare. “Binaconerët” u dënuan për fryrje të vlerave të transfertave të lojtarëve për të falsifikuar fitimet e tyre kapitale.

Fajësia i “Zonjës së Vjetër” u konstatua nga gjykata falë dokumentacionit nga drejtuesit e klubit, me dorëshkrime përkatëse dhe përgjime në lidhje me fshehjen e dokumentacionit apo edhe manipulimin e faturave. Tani që arsyetimi është zbuluar, Juventusi është në gjendje të apelojë vendimin në Collegio di Garanzia të CONI.

“Bianconerët” janë ende në rrezik të ndëshkimit edhe nga hetimi i Prisma-s i drejtuar nga Prokuroria Publike e Torinos, e cila po shqyrton çështjen e fitimeve kapitale dhe marrëveshjet e supozuara të pagave sekrete me lojtarët.

“Për sa i përket sanksionit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e veçantë dhe natyrën e përsëritur dhe të zgjatur të shkeljes dhe intensitetin dhe përhapjen e ndërgjegjësimit të situatës në bisedat mes drejtuesve të FC Juventus SpA.”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga FIGC.

Përtej kësaj, ka zëra të tjerë se Juventusi mund të dënohet edhe UEFA pikërisht për shkak të manipulimit me pagat e lojtarëve gjatë kohës së pandemisë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/26/kaosi-i-juventusit-agjencite-e-basteve-marrin-vendimin-qe-frikeson-tifozet/
https://a2news.com/2023/01/20/apeli-merr-vendimin-juventusit-ti-hiqen-15-pike-nga-klasifikimi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos