Real Madridi ndalet nga Sociedad, “festë” te Barça

Nga A2 CNN
29 Janar 2023, 22:57 | Futboll
Real Madridi ndalet nga Sociedad, “festë” te Barça

Reali i Madridit ka ngecur në një barazim pa gola në “Bernabeu” ndaj Sociedadit. Madrilenët e drejtuar nga Ancelotti krijuan raste të shumta për shënim, por u mungoi qartësia përballë portës.

Në anën tjetër, Sociedad u mundua të reagonte vetëm me anë të kundërsulmit, por në fund asnjë nga skuadrat nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës.

Pas këtij barazimi, Reali shkon në kuotën e 42 pikëve pas 18 javëve të para, ndërsa Barcelona është shkëputur tashmë me 5 pikë më shumë në krye të renditjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos