Partizani gjen zëvendësuesin e Skukës

Nga A2 CNN
30 Janar 2023, 09:55 | Futboll
Partizani gjen zëvendësuesin e Skukës

Kur kanë mbetur dhe pak orë nga merkatoja e janarit, Partizani vijon me përforcimet në skuadër. Së fundmi, “Të Kuqtë” kanë zyrtarizuar futbollistin nga Nigeria, Kristjan Mba. 23-vjeçari konsiderohet si zëvendësuesi ideal i Xhuliano Skukës dhe pritshmëritë e drejtuesve të kuq janë maksimale.

Mba vjen nga skuadra e Trepçës në Kosovë, ku në 18 ndeshje shënoi 10 gola dhe dhuroi 6 asiste. Kaq ka bindur klubin për ta afruar në skuadër dhe për të  firmosur një kontratë prej 3 vitesh e gjysmë me opsion dhe për një tjetër vit.

Partizani renditet në vend të dytë në Kategorinë Superiore. Pas 2 humbjesh dhe 1 barazimi në 3 ndeshjet e fundit, skuadra pret sot Egnatian dhe do të synojë fitoren për t’iu afruar Tiranës kryesuese, që për momentin ka 4 pikë më shumë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos