Mbulesë e ulët vaksinale, 36% e popullsisë në vend me një dozë

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2021, 16:14 | Aktualitet

Procesi i vaksinimit ndaj Covid-19 duket një sfidë më vete. Shqipëria vijon të ketë mbulesë të ulët vaksinale ku më pak se 40% të popullsisë rezulton e vaksinuar me një dozë dhe vetëm 31 % me të dyja dozat.

Të rinjtë vijojnë të jenë grupmosha më refuzuese. Vetëm 27% e 18-25-vjeçarëve kanë marrë vaksinën anti-Covid. Pothuajse në të njëjtat nivele, janë edhe personat deri në 40 vjeç.

Vaksinës i është drejtuar më shumë popullata mbi 60 vjeç, të cilët po marrin dozën përforcuese. Synimi i autoriteteve është që mbulesa të arrijë në nivelin 80% të popullsisë, por ende jemi shumë larg kësaj shifre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos