
Largimi i Ronald Koeman nuk shërbeu që Barcelona të rikthehej te fitorja, pasi katalanasit u ndalën në shtëpi në një barazim 1-1 nga Deportivo Alaves.
Mephis Depay zhbllokoi rezultatin në të 49’, por Alaves-it iu deshën vetëm 3 minuta për të barazuar me Rioja.
Trajneri i përkohshëm, Sergi Barjuán, e nisi me Sergio Aguero-n si titullar, lojtar që nuk preferohej nga Koeman, por argjentinasi u dëmtua në fund të pjesës së parë dhe u zëvendësua nga Coutinho.
Brazimi e lë Barcelona-n në mesin e renditjes, në vend të 9, me vetëm 4 fitore nga 11 ndeshje të luajtura deri tani në La Liga. Real Madrid, Sevilla dhe Real Sociedad, kryesojnë renditjen e kampionatit, me nga 24 pikë secila. (A2 Televizion)