“As qytetarët s'do të marrin pjesë”, Lista Serbe bojkoton zgjedhjet e parakohshme në veri

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2022, 15:30 | Kosova
“As qytetarët s'do të marrin pjesë”, Lista Serbe

Lista Serbe bojkoton zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës. Kjo vjen pasi presidentja Vjosa Osmani caktoi 18 dhjetorin si datë për mbajtjen e votimeve në Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan.

Lista Serbe njoftoi gjithashtu se as mbështetësit e tyre nuk do të marrin pjesë në këto zgjedhje të pjesshme, duke pretenduar se 95 për qind e tyre janë në këto zona. Kryetarët e katër komunave veriore të Kosovës u dorëhoqën në shenjë proteste kundër vendimit të qeverisë Kurti për ndërrimin e targave dhe për mosformimin e bashkësisë së komunave serbe.

Shefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, tha se këto zgjedhje janë të destinuara të dështojnë, ndërsa e konsideroi një përpjekje të re të Prishtinës për të pushtuar veriun e Kosovës.

Gjithashtu, pretendoi se qeveria e Kosovës nuk do bashkëpunim me serbët, por të zbatojë idenë e saj për Shqipërinë Etnike dhe t'i dëbojë serbët nga veriu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos