All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

As “Sirena e vogël” nuk i shpëton sulmeve ndaj statujave

Nga A2 CNN
3 Korrik 2020, 18:13 | Bota
All - Paragraf - 1

Opinioni publik danez u shokua ditën e sotme përballë një sulmi ndaj një prej simboleve më të njohur të Danimarkës, veçanërisht të kryeqytetit Kopenhagën.

Statuja e “Sirenës së vogël”, me protagoniste protagonisten e përrallës së Andersenit, është sulmuar nga të panjohur që kanë ngjitur parulla dhe shkruar të piedistali fjalinë ”Peshk Racist”.

All - Paragraf - 3

Nuk dihen ende autorët, por ngjarja ka ndodhur në mëngjes, kur në atë vend gjenden zakonisht shumë persona, edhe pse të rralluar nga masat kundër pandemisë.

Statuja ka qenë e vandalizuar disa herë në historinë e saj, koka e saj për shembull është vjedhur dy herë në 1964 dhe 1998.

Por arsyet e shkruara të sulmit lejnë të gjithë me gojë të hapur.

All - Paragraf - 6

“Më vjen shumë vështirë të kuptoj çfarë racizmi mund të ketë në një përrallë si ajo e Sirenës së Vogël”, thotë Ane Grum- Schwensen i qendrës Andersen.

https://a2news.com/2020/06/08/protestat-antiraciste-perqendrohen-tek-simbolet-rrezohet-statuja-historike/

Statuja të shumta janë tashmë objektiv i protestave antiraciste që shpërthyen pas episodit të vrasjes së afro-amerikanit George Floys në Mineapolis. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos