“Aktivitetet tregtare do të rinisin punë, le të vdesë kush të vdesë”

Nga A2 CNN
3 Korrik 2020, 17:35 | Bota
“Aktivitetet tregtare do të rinisin punë, le të vdesë

Brazili është aktualisht një nga shtetet më të goditur nga Covid-19. Numri i rasteve të reja dhe viktimave është gjithmonë e më shumë në rritje, por kjo gjë nuk përbën problem për kryebashkiakun e qytetit brazilian Itabuna, i cili ka njoftuar se do të hapen aktivitetet tregtare duke nisur nga data 9 korrik, “le të vdesë kush të vdesë”.

Itabuna, me rreth 200 000 banorë, ka në spital vetëm 30 shtretër të dedikuar për pacientët me koronavirus, ndërkohë që ka regjistruar 2637 raste me Covid-19 dhe 58 viktima. Pavarësisht kësaj, Fernando Gomes njoftoi me anë të një videoje në Twitter hapjen e bizneseve.

“Në mëdyshje, me njerëzit që po vdesin për një shtrat në Itabuna, kam vendosur rihapjen. Urdhërova publikimin e dekretit në datën 8 që të hapen në datën 9, le të vdesë kush të vdesë”, tha Gomes.

Por, Itabuna nuk është i vetmi qytet që po vendos ekonominë përpara shëndetit. Edhe në Rio de Zhaneiro u hapën baret dhe restorantet të enjten, pavarësisht se Brazili ka mbi 60 000 viktima nga pandemia.

Brazili është vendi i dytë më i prekur nga koronavirusi, me 1,5 milionë raste dhe 60 000 viktima. Vetëm SHBA kanë më shumë, pasi amerikanët kanë regjistruar 2,7 milionë raste dhe 128 000 viktima. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos