
Dekanët thërrasin në një seancë të jashtëzakonshme Asamblenë e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë.
Gazetari i A2CNN, Mariglen Mulla raporton se mbledhja ka nisur me diskutime në lidhje me revoltën e studentëve dhe grevën e pedagogëve.
“Nuk dihet ende vendimi që do të merret. Aty është shumica absolute e pedagogëve prezentë. Duhet të vendosim për vendimin që do të marrim edhe në mbështetje të studentëve. Më shumë nuk mund të them, por kjo varet se çfarë do të vendosin kolegët. Rishikimi i ligjit të arsimit të lartë është kërkuar nga ne prej shumë kohësh”, u shpreh pedagogu Romeo Hanxhari.
(A2 Televizion)