Besa Shahini, thirrje pedagogëve t’i kthehen mësimit

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2019, 10:00 | Aktualitet
Besa Shahini, thirrje pedagogëve t’i kthehen mësimit

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini u bëri thirrje pedagogëve t’i kthehen mësimit. Në një postim në “Facebook”, Shahini tha se çdo ditë i shkruajnë studentë që duan të kthehen në mësim tek fakultetet ku disa pedagogë kanë vendosur të mos mbajnë mësim.

Sipas saj, disa prej këtyre pedagogëve janë haptazi partiake nuk po shfrytëzojnë momentin që krijoi protesta për të bërë pjesë e procesit që zgjidh problematikat.

Nëse universitetet janë të gatshme të plotësojnë kërkesat e studentëve, ne vëmë resurse në dispozicion dhe ua lëmë universiteteve të udhëheqin procesin, thotë ministrja, duke theksuar se asgjë nuk është e shkruar në gur. “#Paktipëruniversitetin është një pikënisje – mund ta pasurojmë dhe ndryshojmë siç duan aktorët e përfshrirë. Por kjo nuk ndodh me bojkot dhe ultimatum”, shprehet Besa Shahini. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos