Asambleja e PS, Klotilda Ferhati: Do të diskutohet edhe riorganizimi i partisë

Nga A2 CNN
23 Korrik 2019, 15:21 | Aktualitet

Klotilda Ferhati, anëtare e Komisionit të Ligjeve, ishte e ftuar në Ditarin e orës 13:00, nga ku foli për asamblenë e Partisë Socialiste, e cila do të zhvillohet pasditen e sotme. “Do të jetë një asamble analize për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, sigurisht edhe nxjerrje detyrash për riorganizimin e partisë, të cilën e pret një ristrukturim tërësor që nga bazat të komunitetit deri lartë. Na duhet të marrim masat për ato që nuk na kanë shkuar mirë. Kjo do të jetë në thelb çfarë do të ndodhë në asamble”, tha Ferhati. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos