Kësaj radhe asgjë nuk mund të shmangte fitoren e Charles Leclerc, me ferraristin që edhe një herë dëshmon se për momentin është piloti më i shpejtë në cirkuitin e Formula 1.
Piloti nga Monako triumfoi në Çmimin e Madh të Austrisë, përballë kampionit të botës Max Verstappen dhe Lewis Hamilton, që rikthehet kështu në podium.

Në xhirot e fundit, i pafat u tregua piloti tjetër i Ferrarit, ai Carlos Sainz që fitoi pak ditë më parë në Britani, ndërkohë që sot u tërhoq për një problem teknik, aq sa mjeti i tij mori flakë në mënyrë të frikshme.
Tjetër performancë për të evidentuar ishte ajo e gjermanit Mick Schumacher. Pas vendit të dhjetë të garës së mëparshme, ai vulos garën më të mirë në karrierë me vendin e gjashtë, duke treguar këtë vit një përmirësim të dukshëm. (A2 Televizion)