Ishte e përjashtuar nga turneu, rusja e “infiltruar” fiton Wimbledon

Nga A2 CNN
9 Korrik 2022, 18:15 | Sporte të tjera
Ishte e përjashtuar nga turneu, rusja e “infiltruar” fiton

Tenistët rusë dhe bjellorusë u përjashtuan nga ky edicion i Wimbledon si pasojë e luftës në Ukrainë, por Rusia gjeti mënyrën se si ta "pushtonte" turneun më të madh tenistik të botës.

23-vjeçarja Elena Rybakina, e lindur dhe e formuar në Moskë, por që përfaqëson Kazakistanin që nga viti 2018, ka fituar Wimbledon, duke mundur në finale tunizianen Ons Jabeur. 3-6, 6-3 dhe 6-2 rezultati i finales së femrave, në 1 orë e 48 minuta lojë.

Para disa vitesh, Presidenti i Federatës Kazake të Tenisit, miliarderi Bulat Utemuratov, nisi të rekrutonte lojtarë rusë për të rritur reputacionin e vendit të tij në sport. Më parë, kishte kthyer nga rus në kazak tenistët Mikhail Kukushkin, Yulia Putintseva dhe Alexander Bublik.  (A2 Televizion)

https://www.instagram.com/p/Cfy-U-MoX1_/

A2 CNN Livestream

Latest Videos