
Italia ka regjistruar 243 viktima në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në mbi 30 000.
Saktësisht, në vendin fqinj janë regjistruar deri më sot 30 201 të vdekur nga Covid-19.
Ndërkohë, 1327 janë rastet e reja pozitive brenda 24 orëve.
Sa i përket të shëruarve, në total janë 99 023, me një rritje prej 2747 në krahasim me një ditë më parë. (A2 Televizion)