Asnjë dhomë e lirë, festivali folklorik mbush Gjirokastrën si asnjëherë

Nga A2 CNN
22 Qershor 2023, 15:35 | Aktualitet
Asnjë dhomë e lirë, festivali folklorik mbush Gjirokastrën

Përgatitjet për festivalin folklorik kombëtar në Gjirokastër janë në kulmin e tyre. Por për të ndjekur eventin më të madh të folklorit shqiptar është mjaft e vështirë për shkak se hotelet në Gjirokastër dhe zonat përreth janë të gjithë të prenotuar.

Fluksit në rritje të turistëve i janë bashkangjitur edhe protagonistët, organizatorët dhe admiruesit e festivalit, duke bërë që mos ketë më dhoma të lira hotelesh apo bujtinash.

Madje as autoritetet lokale nuk mund të të ndihmojnë në këtë rast. Administratorët e hoteleve tregojnë kërkesat dhe fluksin që kanë për shkak të festivalit.

Të dhënat flasin që për javën që do të zhvillohet festivali folklorik, parashikohet që të ketë vështirësi në gjetjen e dhomave të lira edhe në hotelet e qyteteve të Tepelenës dhe Përmetit, të cilët kanë filluar të kenë kërkesa të larta pas mbushjes së hoteleve në Gjirokastër. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/1968-festivali-i-pare-folklorik-kombetar-i-gjirokastres-parada-e-ritmeve-ngjyrave-kengeve-valleve-e-riteve-shqiptare/
https://a2news.com/2023/06/11/24-qershor-1-korrik-rikthehet-festivali-folklorik-kombetar-i-gjirokastres/

A2 CNN Livestream

Latest Videos