
Eliminoi Marokun me penallti dhe tashmë Benini është për të parën herë në histori në çerekfinale të Kupës së Afrikës, por në katër edicionet e mëparshme, ata nuk kanë arritur të marrin asnjë fitore!
Ata ende nuk e kanë shijuar suksesin e një fitoreje në kompeticionin më të rëndësishëm në nivel Kombëtaresh në Afrikën e Jugut, megjithatë pavarësisht këtij fakti festa është mëse legjitime për Kombëtaren e Benit pas triumfit dramatik ndaj Marokut.
Benini e nisi aventurën në këtë kampionat me një barazim 2-2 me Ganën, më pas dy barazime të tjera, madje pa shënuar asnjë gol.
Më tej, ishte radha e Marokut të Benatia dhe Ziyech, të cilët duket se e kishin marrë lehtë përballjen me kombëtaren që ende nuk kishte marrë një fitore.
Benini kaloi i pari në avantazh në minutën e 57, ndërsa Maroku barazoi pak minuta më pas. Ndeshja po shkonte drejt barazimit 1-1, por Maroku fitoi një 11-metërsh në minutën e gjashtë të shtesës. Të gjithë menduan se aventura e Beninit u mbyll këtu, por Ziyech e humbi penalltinë.
Në vijim, 30 minutat e shtesës nuk sollën gol, ndërsa te penalltitë lojtarët e Beninit u treguan më të saktë, duke siguruar biletën e çerekfinaleve. Tashmë edhe pse pa asnjë fitore, kjo kombëtare do të ndeshet në çerekfinale të këtij kompeticioni me Senegalin, i cili eliminoi 0-1 Ugandën. (A2 Televizion)