
Autoritetet ukrainase bëjnë me dije se së fundmi janë pajisur me sistemet e sofistikuara për mbrojtjen ajrore NASAMS dhe Aspide, të cilat do të përdoren menjëherë në luftimet ndaj forcave ruse.
Lajmi u dha nga ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, i cili falënderoi partnerët për ndihmën, pa e specifikuar se kush ishin donatorët e vërtetë.
Muajin e kaluar, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në SHBA, John Kirby u shpreh se dërgimi i sistemit të sofistikuar NASAMS në Ukrainë do të dërgohej menjëherë, për shkak të intensifikimit të sulmeve ruse ndaj infrastrukturës energjetike.
Këtë lloj arme, Kievi e kishte kërkuar që në fillim të luftës pasi NASAMS mundëson mbrojtje me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi kundër sulmeve raketore ruse. (A2 Televizion)