All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Zgjedhjet e mesit të mandatit, demokratët rrezikojnë të humbasin kontrollin e Kongresit

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2022, 12:03 | Bota
Zgjedhjet e mesit të mandatit, demokratët rrezikojnë të
All - Paragraf - 1

Miliona amerikanë votojnë sot në zgjedhjet e mesit të mandatit, që do të përcaktojnë balancën e pushtetit në Kongres. Në lojë janë të gjitha vendet në Dhomën e Përfaqësuesve, 435, si dhe për 35 nga 100 vendet në Senat. Presidenti demokrat, Joe Biden, dhe paraardhësi i tij republikan, Donald Trump bënë përpjekjet e fundit për të bindur votuesit në tubime rivale.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë foli nga Marylindi në mbështetje të kandidatit Wes Moore, që pritet të bëjë histori si guvernatori i tretë me ngjyrë i zgjedhur ndonjëherë në SHBA.

All - Paragraf - 3

“Sot përballemi me një moment vendimtar; një nga ato që na vjen çdo 3 ose 4 gjenerata. Ne e dimë mirë se demokracia është në rrezik dhe e dimë se ky është momenti për ta mbrojtur, për të ruajtur, për ta zgjedhur atë”, tha Biden

Trump e mbajti tubimin përmbyllës në Ohio në krah të kandidatit republikan për senat, JD Vance. Ish- presidenti, i cili ka lënë të kuptohet se mund të garojë për një rikthim në Shtëpinë e Bardhë tha se do të bëjë një njoftim shumë të rëndësishëm në rezidencën e tij në Mar A Lago më 15 nëntor.

“Këtë vit do të rimarrim në duar dhomën e përfaqësuesve. Do të rimarrim senatin dhe Amerikën. Nëse doni të ndalni shkatërrimin e vendit tonë, atëherë duhet të votoni republikanët”, u shpreh Trump.

All - Paragraf - 6

Zgjedhjet e mesit të mandatit shihen shpesh si referendum për lidershipin e presidentit, dhe në projeksionet do të rezultojnë të sakta, demokratët do të humbasin kontrollin e dhomës së përfaqësuesve. Kjo do të pengonte në mënyrë të konsiderueshme aftësinë e Biden për të kaluar ligjet në kongres.

Sa i përket senatit, sondazhet sugjerojnë se gara do të jetë e ngushtë. Edhe pse përmbushi premtimet për uljen e çmimit të ilaçeve, zhvillimin e energjisë së pastër dhe rindërtimin e infrastrukturës, Biden ka përjetuar rritje të popullaritetit pas inflacionit më të rëndë në 4 dekada, emigracionit rekord nga Meksika, dhe rritjes së kriminalitetit.

Fushata zgjedhore u zhvillua në një klimë të tensionuar dhe paralajmërimesh për dhunë nga mbështetësit ekstremistë të Trump, të përforcuara nga sulmi kundër bashkëshortit të Pelosit.

All - Paragraf - 9

Shumë kandidatë republikanë kanë vënë në dyshim pranimin e rezultatet, çka ka nxitur demokratët të flasin për minim të demokracisë. Të paktën 41 milionë votues e kanë shprehur tashmë vullnetin e tyre, por mund të duhen ditë ose javë për të mësuar rezultatin përfundimtar.   (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos