Asnjë rast me koronavirus, por OBSH akordon 900 mijë dollarë për Korenë e Veriut

Nga A2 CNN
1 Prill 2020, 13:37 | Bota
Asnjë rast me koronavirus, por OBSH akordon 900 mijë dollarë

Deri tani, Koreja e Veriut është një nga pak shtetet në botë, të cilat kanë mbetur pa u prekur nga koronavirusi, i cili ka shkaktuar më shumë se 43 mijë viktima.

Megjithatë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se do të akordojë 900 mijë dollarë për Korenë e Veriut në luftën e saj ndaj pandemisë së koronavirusit. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve e Koresë së Jugut, “Yonhap”.

Deri tani, Koreja e Veriut ka zbatuar një plan të rreptë masash kundër koronavirusit dhe duket se ka arritur të mbajë larg COVID-19. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos