
Spanja ka raportuar 864 viktima në 24 orët e fundit për shkak të koronavirusit, duke e çuar në total numrin e të vdekurve nga Covid-19 në 9053. Për të pestën ditë radhazi në Spanjë regjistrohen mbi 800 viktima.
Ministria e Shëndetësisë raportoi se numri i rasteve të konfirmuara ka kaluar 100000. Sipas shifrave më të fundit të autoriteteve spanjolle, 5872 persona janë në terapi intensive, ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 22647.
E ndërsa autoritetet përballen me këtë krizë të rëndë, dramatik paraqitet dhe parashikimi për ditët në vijim. Ekspertët spanjollë kërkojnë që pasoja tragjike të koronavirusit të frenohen më shpejt se në provincën Hubei të Kinës dhe në Itali, në mënyrë që numri I viktimave të mos shkojë më shumë se 25 mijë. Sipas tyre, dy javët e ardhshme do të jenë shumë kritike, ku vetëm në 7 ditë pritet që bilanci të dyfishohet.
Por pavarësisht se kjo situatë dramatike duket se nuk po mbaron, qeveria në Spanjë mendon të heqë gradualisht kufizimet për lëvizjen e qytetarëve dhe aktivitetet ekonomike. Ekzekutivi I drejtuar nga kryeministri Pedro Sanchez shpreson në një përmirësim të mundshme për të hequr gjendjen e emergjencës, në mënyrë që të nisë kthimi në normalitet nga 12 prilli. (A2 Televizion)