Frikë për fëmijët, koronavirusi nuk po kursen askënd

Nga A2 CNN
1 Prill 2020, 10:17 | Bota
Frikë për fëmijët,  koronavirusi nuk po kursen askënd

Koronavirusi nuk po kursen askënd. Në Belgjikë humbi jetën një vajzë 12 vjeçare. Rasti shokoi mjekët dhe infermierët që folën për një përkeqësim të papritur, pas 3 ditësh temperaturë.

Komplikacionet janë të paparashikueshme, në çdo moshë. Këtë e dinë mirë në Shtetet e Bashkuara, ku guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo përcolli një mesazh dramatik për popullsinë. “Nëse ka pasur ndonjëherë ndonjë moment për të qëndruar të bashkuar është ky.”

Pas vdekjes së një 19-vjeçari në qytetin më të prekur në SHBA, Cuomo paralajmëroi se virusi nuk bën diskriminime, “sulmon të gjithë”. Në Ilinois, COVID-19 i mori jetën një të mituri që ende nuk kishte mbushur 1 vjeç.

Edhe në Britaninë e Madhe shtohet frika. Pas vdekjes së një 19-vjeçari, Mbretëria e Bashkuar vajtoi humbjen e një të riu vetëm 18 vjeç, e më pas një 13-vjeçari. Adoleshentëve u shtohen edhe një 26 vjeçare që ndërroi jetë të dielën dhe një baba 28-vjeçar që deri pak ditë më parë dukej në gjendje të mirë shëndetësore.

https://a2news.com/2020/03/27/franca-e-tronditur-vdes-nga-covid-19-nje-16-vjecare-pa-probleme-te-meparshme/

Po në të njëjtën kohë në Portugali, vdiq Vitor Godinho, 14-vjeçar. Të njëjtin fat patin 16-vjeçarja Julie në Francë. Kolla, fillimisht jo shqetësuese, u shndërrua në një pneumoni që nuk i la rrugë shpëtimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos