Atentat arbitrit, ndërpritet futbolli në Qipro

Nga A2 CNN
17 Janar 2020, 20:19 | Futboll
Atentat arbitrit, ndërpritet futbolli në Qipro

Federata e Futbollit e Qipros ka vendosur që të pezullojë për një kohë të pacaktuar çdo aktivitet futbollistik në vend.

Shkak u bë bojkoti i arbitrave pasi njërit prej kolegëve të tyre ju vendos një bombë në makinë.

Sipas policisë, bomba shpërtheu në çatinë e makinës së arbitrit Andreas Constantinou, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Federata e dënoi atentatin duke e cilësuar atë si “akt terrorist që ka si qëllim të trembë arbitrat dhe që dëmton sportin”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos