Kamerat e sigurisë në Liverpool kanë filmuar momentin e tmerrshëm kur një person i armatosur qëlloi ndaj një makine të parkuar në anë të rrugës.
Në video shihet agresori që zbret nga një motor dhe qëllon drejt 3 personave që ndodheshin brenda makinës.
Nga të shtënat 2 persona kanë mbetur të plagosur, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Motivet e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërkohë që një operacion i gjerë ka nisur për kapjen e autorit që mendohet të jetë një i rreth 30 vjeç. (A2 Televizion)