Një video sa interesante aq edhe e frikshme është bërë virale në internet. Një shtyllë elektrike në Kinë është goditur 12 herë radhazi nga rrufeja.
Një banor i qytetit Qingdao arriti të filmojë fenomenin, por në fund u detyrua të futej brenda në banesën e tij i frikësuar. Zona është goditur nga moti i keq gjatë ditëve të fundit, me shira të rrëmbyer e erë të fortë. (A2 Televizion)