Atentat në Vlorë, në gjendje të rëndë një person

Nga A2 CNN
14 Janar 2019, 20:36 | Kronikë

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në qytetin e Vlorës, në lagjen “Pavarësia”.

Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë drejt një automjeti “Audi A3” me targa AA 653 VC. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur shtetasi Mikel Mehmeti, 41 vjeç. Ai ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Mësohet se vetëm në derën e pare të makinës janë mbi 5 plumba, ndërkohë që në vendngjarje janë gjetur 10 gëzhoja plumbash.

I plagosuri dyshohet se është qëlluar nga dy persona që ndodheshin në një makinë që është gjetur e djegur 1 kilometër larg vendit të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos