Atentati ndaj biznesmenit në Tiranë, Alibeaj: Shpejtësia e hetimit, tregues kyç për të zbuluar të vërtetën

Nga A2 CNN
18 Tetor 2020, 09:59 | Politikë
Atentati ndaj biznesmenit në Tiranë, Alibeaj: Shpejtësia e

Ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas denoncimit në polici të biznesmenit Andon Dhima për një tentativë atentati.

Alibeaj thekson se "shpejtësia me të cilën do të hetohet denoncimi i biznesmenit Andon Dhima do të jetë një tregues kyç për gatishmërinë e policisë dhe të prokurorisë për të zbuluar të vërtetën".

https://a2news.com/2020/10/17/ekzekutohet-biznesmeni-ne-himare-plagoset-e-motra-policia-arreston-autorin-e-dyshuar/

“Zvarritja e çështjeve të tilla, siç e ka zakon prokuroria dhe policia, do të jetë veçse kronikë e një atentati tjetër të paralajmëruar", shkruan Alibeaj në Facebook.

Sipas Alibeajt, vrasja e biznesmenit në Himarë dhe tentativa për vrasje ndaj biznesmenit në Tiranë janë ngjarje tronditëse që tregojnë shthurjen e qeverisë në muajt e fundit të saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos