Për herë të parë pagesat me kartë kalojnë ato cash në Eurozonë

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2026, 15:40 | Bota

Për herë të parë pagesat me kartë kalojnë ato cash

Për herë të parë, pagesat me kartë kanë kaluar përdorimin e parasë cash në blerjet e kryera në dyqanet fizike të Eurozonës. Të dhënat vijnë nga studimi Space 2026 i Bankës Qendrore Europiane, i cili analizon zakonet e pagesave të qytetarëve europianë.

Sipas raportit, pagesat elektronike përbëjnë 45% të vlerës totale të blerjeve, kundrejt 44% të pagesave me para në dorë. Ky është një ndryshim historik që nga viti 2016, kur nisën të mblidheshin të dhënat.

Studimi tregon gjithashtu se 54% e konsumatorëve preferojnë kartat ose mënyrat e tjera elektronike të pagesës, ndërsa 22% preferojnë paranë fizike. Për 23% të të anketuarve, mënyra e pagesës nuk përbën preferencë të veçantë.

Ndërkohë, pagesat përmes pajisjeve mobile janë rritur në 9%, nga 6% që ishin në vitin 2024.

Pavarësisht rritjes së pagesave digjitale, paraja fizike vijon të ketë një rol të rëndësishëm. Sipas studimit, 82% e qytetarëve e konsiderojnë të rëndësishme mundësinë e pagesave elektronike, ndërsa 62% duan të ruajnë mundësinë për të paguar me para në dorë.

Banka Qendrore Europiane thekson se qytetarët duhet të kenë lirinë të zgjedhin mënyrën e pagesës, duke garantuar përdorimin e parasë fizike edhe në kushtet e përgatitjeve për një euro digjitale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos