Rrjeti i shpërndarësve në shkolla, 13 në pranga në Shkodër, u monitoruan me dronë

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2026, 15:03 | Kronikë

Rrjeti i shpërndarësve në shkolla, 13 në pranga në

13 persona të moshave nga 18 vjeç deri në 39 vjeç janë vënë në pranga në Shkodër për shpërndarje të lëndëve narkotike pranë shkollave apo në lagjet e ndryshme të qytetit.

Në operacionin shkolla të pastra, blutë kanë përdorur dronë për të mbajtur në monitorim personat e përfshirë në aktivitetin e paligjshëm.

Ky është një nga momentet e regjistruara i shpërndarjes së kanabisit.

Operacioni ka qenë i menjëhershëm dhe po ashtu ndalimet e të dyshuarve për aktivitetin.

Kontrollet janë ushtruar dhe në banesa e automjete duke gjetur lëndë narkotike të fshehura në apartamente apo dhe thasët në ambiente të tjera.

Sipas policisë janë sekuestruar 1 kilogram e 670 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, një pjesë e saj e ndarë në doza, 2 automjete, por edhe celularë apo peshore elektronike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos