Në kërkim të horizonteve të reja të biznesit, sipërmarrësit po shohin gjithnjë e më shumë drejt tregjeve në zhvillim. Shqipëria, e cilësuar si “El Dorado” i ri, po tërheq interesin e investitorëve të huaj, të cilët shohin potencial për të zgjeruar aktivitetin dhe për të ndërtuar partneritete të reja. Për disa prej tyre, Tirana nuk është thjesht një ndalesë për të njohur tregun, por një mundësi që mund të kthehet në një projekt konkret investimi.
“In France, people say that Albania for now is the new “El Dorado”...
“El Dorado”, legjenda e famshme e Amerikës së Jugut që në kontekstin e ditëve të sotme mund të përmblidhet si “një parajsë ekonomike” e ka joshur Maddly-n të vijë nga Parisi në Tiranë.
“Unë përfaqësoj një kompani të fushës së Inteligjencës Artificiale të orientuar te kërkimi mjekësor dhe sot jam këtu në konferencë sepse dua të di më shumë për tregun shqiptar” u shpreh Maddly Louise, sipërmarrëse nga Franca.
Maddly është duke kërkuar tregje të reja dhe Konferenca e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor i dukei si një mundësi e mirë për të gjetur bashkëpunëtorë
“Veç paneleve edhe takimit B2b janë një mundësi shumë e mirë. Unë do të qëndroj për 1 muaj në Tiranë sepse vërtetë dua të investoj këtu. Gjithashtu interes kam edhe për Maqedoninë e Veriut e ndoshta edhe për shtetet e tjera të Rajonit më pas”, deklaroi Maddly Louise, sipërmarrëse nga Franca.
Veç bizneseve me njëra tjetrën, Konferenca e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor shërbeu si një ekosistem për të ndërtuar ura lidhëse me Qeverisë së Shqipërisë dhe investitorëve. Kjo me qëllim zhvillimin e projekteve të reja.
“Fakti që ka përfaqësues të institucioneve është avantazh i madh. Kështu kemi mundësinë të dimë më shumë mbi procedurat dhe të jemi të përgatitur për të shmangur burokracitë. Kam planifikuar të zhvilloj takime edhe me përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë”, tha Maddly Louise, sipërmarrëse nga Franca.
Mbi 600 investitorë nga Europa e rajoni në Pallatin e Kongreseve në kryeqytet për të studiuar mundësitë për tu ndërlidhur dhe zhvilluar. Punimet e konferencës do të fokusohen te inovacioni, financimi i rritjes, infrastruktura digjitale, teknologjitë e pastra, kapitali njerëzor dhe integrimi ekonomik i Ballkanit Perëndimor me tregun evropian. (A2 Televizion)