Ngjarja e rëndë në Tiranë, mësohet emri i viktimës

Nga A2 CNN
12 Mars 2023, 22:19 | Kronikë

Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e “Don Boskos”. Një grua mbeti e vdekur, ndërsa 5 persona të tjerë u plagosën.

Alket Shatro, shefi i sektorit të vrasjeve në Policinë e Tiranës, ka dhënë detaje zyrtare në lidhje me ngjarjen e rëndë, duke konfirmuar një të vdekur dhe 5 persona të tjerë të plagosur. Ai konfirmoi se viktima është shtetasja Mimoza Paja, rreth 60 vjeçe, e cila ishte punonjëse e lokalit.

"Më datë 12.03.2023, rreth orës 21:05, në rrugën "Ananstas Shundi", në lokalin në pronësi të shtetasit F. M., në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasja Mimoza Paja, rreth 50 vjeçe, banakierja e lokalit, si dhe janë plagosur shtetasit S. M., 50 vjeç, A. M.,42 vjeç, E. S., 47 vjeç, E. B., 45 vjeç, G. Sh., 55 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, një e mitur 10-vjeçare.

Për hetimin e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës, Elbasan, Lezhë e Dibër.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në gjithë territorin ku dyshohet që mund të kenë lëvizur ose ku mund të fshihen autorët". (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/12/vritet-banakierja-ne-nje-lokal-ne-tirane-dy-persona-te-tjere-te-plagosur/

A2 CNN Livestream

Latest Videos