Atentati në Shkodër, në kërkim autorët, ishin konfliktuar 2 vite më parë

Nga A2 CNN
27 Gusht 2022, 20:42 | Kronikë
Atentati në Shkodër, në kërkim autorët, ishin

Forcat e rendit kanë zbardhur dinamikën dhe autorët e të shtënave të dëgjuara mbrëmjen e të enjtes në qytetin e Shkodrës.

Janë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasit Tonato Fusha, 20 vjeç dhe Bajram Çekorja 24 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Dy personat akuzohen se kanë organizuar një atentat ndaj shtetasit Alban Bruci. Sipas policisë, ky i fundit dhe Fusha, që rezulton të jetë djali i biznesmenit të  njohur dhe ish-presidentit të Vllaznisë Valter Fusha, janë konfliktuar rreth 2 vjet më parë për motive të dobëta.

https://a2news.com/2022/08/25/qellohet-ndaj-nje-makine-ne-shkoder/

Sipas autoriteteve, mbrëmjen e të enjtes, dy të akuzuarit kanë shtënë me automatik në drejtim të automjetit të drejtuar nga Bruçi, pa pasoja fizike, në lagjen Rus të qytetit.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, per veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, si dhe “Prishja e qetësisë publike”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos