
Rusia ka nxjerrë një urdhër arresti ndërkombëtar për shtetasen Svetlana Valeryevna Timofeyeva, e cila u arrestua të shtunën për spiunazh në uzinën e Gramshit, së bashku me dy persona të tjerë.
Sipas të dhënave nga agjencia e lajmeve TASS, gjykata në Meshçasky deklaron se Timofeyevan akuzohet se në mënyrë të paligjshme ka siguruar informacion të klasifikuar.
Emri i saj i plotë dhe data e lindjes, 19 mars 1989, që janë përmendur në gjykatë lidhur me Timofeyevan, janë të dhëna të njëjta si të fotografes ruse, Svetlana Timofeyeva, e cila po ashtu njihet si Lana Sator.
Timofeyeva së bashku me rusin Mikhail Zorin dhe ukrainasi Fedir Mykhaylov u më 20 gusht në Gramsh teksa fotografonin në uzinën e armëve.
Aktualisht gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë për 3 personat e arrestuar pasi ushtruan dhe dhunë ndaj rojeve të uzinës duke i sulmuar ata me spraj në fytyrë. (A2 Televizion)