Shën Petersburgu i Rusisë u trondit të dielën nga një shpërthim i tmerrshëm, i cili i mori jetën një personi, ndërsa më shumë se 30 të tjerë mbetën të plagosur.
Vladlen Tatarsky, emri i vërtetë i të cilit është Maxim Fomin, një mbështetës i flaktë i Vladimir Putin, mori një dhuratë nga një grua, por në fakt në duart e tij përfunduan rreth 200 gramë tritol, të cilat i morën jetën.
Deri tani, askush nuk ka marrë përgjegjësinë e këtij sulmi, ndërsa mediat pro Putin kanë akuzuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky se qëndron pas këtij sulmi.
Të paktën 100 persona isha në lokal kur ndodhi shpërthimi, 30 nga të cilët mbetën të plagosur, katër janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Vladlen Tatarsky ishte një mbështetës i luftës në Ukrainë dhe shpesh bënte thirrje për shkatërrim. (A2 Televizion)
























