
Rinovimi i Jan Oblak me Atletico Madrid është çështje ditësh.
26-vjeçari është kthyer në një prej pikave më të forta të ‘kolçoneros’, duke vendosur edhe një rekord me 80 ndeshje në La Liga pa pësuar gol, prej transferimit te Atletico në vitin 2014. Sipas marrëveshjes së re, portieri slloven do të përfitojë 11,5 milionë euro në sezon, ndërsa klubi ka vendosur një klauzolë me vlerë 200 milionë euro, për prishjen e kontratës. (A2 Televizion)