
Atalanta me format për Champions sjell një natë tmerri për Torinon. Në javën e 21 të Seria A, skuadra e Gasperinit fitoi me rezultatin 0-7 dhe kap Romën në vendin e katërt në klasifikim, në pritje të derbit kryeqytetas.
Iliçiç zhbllokon takimin në minutën e 17, Gosens dyfishon në të 29 dhe Zapata firmos të tretin në minutën e 46 të pjesë së parë.
Në minutat e para të pjesë së dytë, Iliçiç dhuron spektakël me një dy golësh në minutat 53 dhe 54, një prej tyre nga mesi i fushës. Më pas vulën e këtij takimi e vendos Muriel me dy gola të tjerë në 5 minutat e fundit të ndeshjes. (A2 Televizion)