
Atletico Madrid nuk po arrin ta menaxhojë si duhet presionin e Realit të Madridit dhe Barcelonës në këtë fund kampionati në La Liga.
Me vetëm një fitore në 4 javët e fundit, skuadra e Diego Simeones është në krizë dhe tashmë rrezikon seriozisht vendin e parë, me dy gjigantët e tjerë spanjollë që janë afruar ndjeshëm.
“Los Colchoneros” hasën vështirësi edhe përballë Real Betis, ndaj të cilëve nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1. Carrasco zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 5, por Atletico u ndëshkua po në pjesën e parë dhe i njëjti rezultat mbeti deri në vërshëllimën finale.
Skuadra madrilene e ka shpërdoruar avantazhin që pak muaj më parë shkonte deri në 11 pikë nga ndjekësit. Atletico tani mban vendin e parë me vetëm 1 pikë larg Realit të Madridit dhe dy pikë larg Barcelonës së vendit të tretë. (A2 Televizion)