Atletico mundet nga ekipi që nuk kishte marrë pikë deri tani

Nga A2 CNN
25 Shtator 2021, 16:29 | Futboll
Atletico mundet nga ekipi që nuk kishte marrë pikë deri tani

Atletico Madrid pëson humbjen e parë në kampionat dhe këtë gjë e bëri ndaj skuadrës që kishte 0 pikë deri tani.

Kampionët në fuqi të Spanjës u mundën 1-0 nga Alaves dhe tashmë rrezikojnë që ta mbyllin këtë javë 5 pikë pas Realit kryesues, nëse madrilenët fitojnë sot në mbrëmje ndaj Villarreal.

Vendasit e Alaves shënuan që në minutën e katërt të ndeshjes, me anë të mbrojtësit Laguardia.

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, me Alaves që merr pikët e para, ndërsa Atletico nuk arriti që të bëjë përmbysjet epike me të cilat na ka mësuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos